Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se prokurori ndërkombëtar ka tërhequr aktpadinë kundër një pjesëtari të kësaj policie, David Wentz, I cili akuzohej se ka zbuluar hollësi të hetimeve gjatë një bisede telefonike me personin mbi të cilin zhvilloheshin hetimet. Zëdhënësi I policisë, Neeraj Singh, tha se aktpadia është tërhequr pas vendimit të një gjykatësi ndërkombëtar, I cili ka konstatuar se sipas Kodit të Procedurës Penale, biseda e përgjuar telefonike është e papranueshme në një gjykim, nëse personi I akuzuar dënohet me më pak se katër vjetë heqje lirie. Polici Wentz mund të dënohej më së shumti me tre vjetë heqje lirie për veprën me të cilën është ngarkuar.
XS
SM
MD
LG