Ndërlidhjet

AMAN


Avokatët e ish presidentit të Irakut, Saddam Hussein, kanë kritikuar sot seancën e djeshme dëgjimore duke e cilësuar si jokorrekte për klientin e tyre. Ekipi i përbërë prej 20 avokatëve, që janë angazhuar nga familja e Saddam Husseinit, aktualisht gjendet në Jordani. Shefi i këtij ekipi, Mohamed Rashdani deklaroi se ata nuk mund të udhëtojnë për në Irak për ta përfaqësuar klientin e tyre pasi nuk marrë autorizimin nga autoritetet. Zoti Rashdani e quajti jolegjitim gjykimin. Ish presidenti i Irakut, Saddam Husseini është i akuzuar për 7 krime, përfshirë këtu masakrën kundër kurdëve dhe myslimanëve shiitë dhe invadimin e Kuvajtit në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG