Ndërlidhjet

BAGDAD


Kanë vazhduar incidentet me viktima në Irak edhe gjatë ditës së sotme.
Nga një sulm në një pikë kontrolli në Bagdad humbën jetën pesë ushtarë të gardës irakiane dhe u plagosën së paku pesë të tjerë.
Një ushtar amerikan ka humbur jetën nga plagët e marra gjatë 24 orëve të fundit, derisa forcat e koalicionit zbuluan një celulë të kryengritësve, e cila merrej me prodhimin e bombave. Gjatë këtij aksioni u arrestuan 51 vetë, të përfshirë në këtë veprimtari.
Si pasojë e sabotimeve në njërën nga linjat e transportit të naftës në jug të vendit është kufizuar sasia e eksportit të naftës.
XS
SM
MD
LG