Ndërlidhjet

TUNIZI


Tunizia dëshiron që për së afërti të punoj me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, ka shkruan presidenti Abidine Ben Ali në mesazhin që i ka dërguar presidentit George Bush me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka raportuar sot agjencia zyrtare e lajmeve TAP. Tunizia vazhdimisht ka ftuar për vazhdimin e negociatave ndërmjet Izraelit e palestinezëve, e kohëve të fundit janë paraqitur shenja të synimeve për normalizimin e marëdhënieve me Izraelin, që janë ndërprerë para katër vitesh.
XS
SM
MD
LG