Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se armatimi biologjik dhe kimik i Saddam Husseinit, ndoshta nuk do të gjindet kurrë. Duke folur në një komitet të Parlamentit britanik zoti Bler, pos tjerash, tha:
- Unë isha shumë i bindur, siç u shpreha edhe në fjalimin në këtë komitet para një viti, se në Irak do të zbuloheshin armët e shkatërrimit në masë, pasi të gjitha informacionet e shërbimeve të zbulimit thonin se ky armatim ekzistonte. Unë duhet ta pranoj se ne nuk i gjetëm ende, ndoshta ato nuk do të gjinden kurrë.
XS
SM
MD
LG