Ndërlidhjet

PARIS


Franca është e vendosur që ti jape përkrahje të plotë shefit të ri të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, deklaroi sot në Paris, zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme franceze, Herve Ladsous. Ai mëtutje ka thënë se Franca do ti japë ndihmë dhe mbështetje në mënyrë që zoti Petersen ta realizoj misionin e tij. Soren Jesen Petersen dje në Paris bisedoi me minsitrin e puinëve të jashtme, Michel Barnier, me ministren e mjbrojtjes, Michele Alliot-Marie dhe me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Iv de Kermabon, i cili këtë post e merr në muajin shtator. Agjencitë e lajmeve informojnë se nesër në Paris arrinë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme franceze ka thënë se me zotin Islami do të bisedohet edhe për "çështje rajonale, në të cilat Shqipëria mund të kontribuoj në gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Kosovës".
XS
SM
MD
LG