Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka quajtur jashtë kompetencave të Kuvendit të Kosovës, shqyrtimin e tërësishëm të Kornizës Kushtetuese. Ky reagim i UNMIK-ut ka pasuar aprovimin e sotëm të amendamenteve në Kornizën Kushtetuese të Kosovës nga deputetët e Kuvendit. Methilde Henneke, zëdhënëse e UNMIK-ut, tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë për së afërmi e ka përcjellë seancën e sotme të Kuvendit, ku janë diskutuar dhe miratuar propozimet për amendamentimin e Kornizës Kushtetuese. "Shqyrtimi i tërësishëm i Kornizës Kushtetuese është jashtë kompetencave të Kuvendit, kurse propozimet specifike, të veçanta për fushat që nuk bëjnë pjesë në përgjegjësitë e rezervuara, duhet të merren në konsideratë”, tha zëdhënësja Henneke.
XS
SM
MD
LG