Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara me qendër në Hagë ka arritur në përfundimin se pjesë të murit ndarës që po ndërton Izraeli në Bregun Perëndimor janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe duhet të prishen. Izraeli nga ana e vet ka thënë se nuk do pranojë vendimet e Gjykatës.
Edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian Jean Christophe Filori ka kërkuar nga Izraeli që të prishë murin.
"Bashkimi Evropian vazhdon të kërkojë nga Izraeli të heqë barrierën nga territoret e pushtuara palestineze, përfshi dhe atë në Jerusalemin Lindor", tha Filori.
XS
SM
MD
LG