Ndërlidhjet

PRISHTINË


Katër ushtarë të njësisë finlandeze të Kforit, janë plagosur mbëmë në një fshat afër Lypjanit, ka thënë Thomas Magnusson, zëdhënës i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, që udhëhiqet nga Natoja. Ai ka thënë se ushtarët ishin plagosur nga të shtëna me armë gjuetie dhe plagët i ka cilësuar si të lehta. Lidhur me këtë incident, zëdhënësi Magnusson ka thënë se ishin arrestuar 6 persona, por ata më vonë ishin liruar. Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me shkaqet eventuale të këtij incidenti. Kryeminsitri i Kosovës, Bajram Rexhepi e ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të tij.
XS
SM
MD
LG