Ndërlidhjet

BANGKOK


Mjetet financiare për luftën kundër Sidës nuk janë të mjaftueshme. Ky është njëri nga konstatimet e paraqitura në Konferencën e 15 Ndërkombëtare për Sidën që po mbahet në Bangkok të Tajlandës. Bashkësia Ndërkombëtare ishte shumë e ngadalshme dhe joefikase në zgjidhjen e çështjeve, siç është SIDA, është shprehur nënkryetari i Bankës Botërore, Jean-Francois Richard. Ai mëtutje vlerësoi se për luftën kundër kësaj sëmundjeje do të duhen më tepër se 20 miliardë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG