Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrja e jashtme e Austrisë, Benita Ferero Valdner u ka paraqitur sot ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian planin austriak për Kosovën. Por, ajo u tha gazetarëve në Bruksel, se "ende është herët të shihet se a do të jetë ky plan pjesë përbërëse e politikës së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës". Zonja Ferero – Valdner ka shpjeguar se plani austriak para se gjitha tregon në domosdoshmërinë që para bisedimeve për statusin final, institucioneve të Kosovës tu jepet më tepër përgjegjësi. Ajo është shprehur se për bashkësinë serbe në Kosovë duhet të ketë më tepër siguri dhe vetëqeverisje.
XS
SM
MD
LG