Ndërlidhjet

BANGKOK


Sot përfundoi konferenca e 15 ndërkombëtare për luftën kundër sëmundjes së Sidës. Prej konferencës së fundit në Barcelonë, në vitin 2002, numri i personave që janë trajtuar nga kjo sëmundje, në shtetet në zhvillim, është dyfishuar dhe ka arritur në 440 mijë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në këtë kohë, 6 milionë njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje, ndërsa 10 milionë të tjerë janë infektuar. Konferenca e ardhshme për luftën kundër Sidës mbahet në vitin 2006 në Toronto të Kandasë.
XS
SM
MD
LG