Ndërlidhjet

ARRESTOHET ISH - KAMPIONI BOTËROR NË SHAH - BOBI FISHER


"Washington Post"



Kërkimi i Bobi Fisherit, legjendës së paparashikueshme të shahut, ka marrë fund këtë javë kur ai u arrestua në Japoni, ku tash pret deportimin e mundshëm për shkak të akuzave, se megjithë ndalimin nga ana e autoriteteve amerikane, ai kishte luajtur një ndeshje shahu me Boris Spaskin në Jugosllavi në vitin 1992.
Byroja e Imigrimeve të Japonisë ka arrestuar Fisherin 62 – vjeçar të martën në aeroportin ndërkombëtar të Tokios me kërkesën e autoriteteve imigruese të Shteteve të Bashkuara.
"Ai tash është i arrestuar dhe ne presim nëse do të deportohet në Shtetet e Bashkuara për t'u ballafaquar me akuzat e ngritura", thotë Allen Dodi, zyrtar në Byronë për imigrime në Uashington.
Arrestimi ka pasuar një garë të gjatë ndërmjet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara dhe Fisherit, i cili për të shmangur arrestin kishte lëvizur në disa vende, duke përfshirë Japoninë, Filipinet dhe Hungarinë.
Bobi Fisher ngarkohet me akuzën se megjithë sinjalizimin se nuk guxon të luajë në Jugosllavi, megjithate kishte bërë një gjë të tillë. Në fakt në gushtin e vitit 1992 zyrtarët amerikanë i kishin tërhequr vërjetjen Fisherit se si shtetas i Shteteve të Bashkuara nuk guxon të ndërlikohet në aktivitete biznesi ose komerciale me Jugosllavinë për shkak të rolit të saj në Bosnjë e Hercegovinë.
"Praninë e juaj në Beograd për këtë qëllim ne e konsiderojmë një shërbim për sponzorët (jugosllav) për faktin që do të përfitojnë nga emri dhe prestigji i juaj", thuhet në letrën që atëbotë i ishte dorëzuar Bobi Fisherit.
Ish – kampioni botëror në shah kishte injoruar këtë letër dhe kishte shkuar në Jugollavi për të zhvilluare meçin me Spaskin nga i cili kishte përfituar 3.3 milionë dollarë.
Pas meçit në një konferencë për shtyp në Beograd Fisher kishte nxjerruar para gazetarëve letrën e autoriteteve amerikane dhe në prani tyë tyre e kishte pështyrë ate.
Sipas ligjeve amerikane për akuzat e ngritura Bobi Fisher mund të dënohet deri 10 vjet burgim.
Robert Fisher, e ëma e të cilit është ebreite, pos si ish - kampion botëror në shah është i njohur edhe për komentet e tij anti – semite.
Në një intervistë për radion dhënë në Baguo të Filipineve Fisher kishte thënë:"Amerika e tëra është nën kontrrollin e ebreitëve. Shifni se çfarë janë duke bërë ata në Jugosllavi ...Sekretari amerikan i shtetit dhe sekretari i mbrojtjes janë ebreitë të ndyrë".
Ndërkaq, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit Bobi Fisher në Filipine kishte deklaruar:"Ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Është koha që Shteteve të Bashkuara një herë e përgjithmonë t'u vie fundi...Kjo dëshmon se çdo gjë e ka fundin e vet".

XS
SM
MD
LG