Ndërlidhjet

PRAGË


Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë kritikuar vendimet për tërheqje të trupave nga Iraku. Kryeministri i Australisë, John Howard tha sot se tërheqja e trupave vetëm do ti inkurajoj terroristët. Mëtutje ai tha:
-Është një gjendje shumë fatkeqe e situatës, por nëse u nënshtroheni kërkesave të terroristëve ju nuk mund ti ndalni që të mos veprojnë përsëri. Ju do ti ftoni terroristët për të ndërmarrë akte të këtilla mizore sepse ata e dinë se do të kenë sukses.

Mbrëmë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se vendimi për tërheqje "dërgon sinjal të gabueshëm për terroristët".
XS
SM
MD
LG