Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Ministri irakian i drejtësisë i shpëtoi një atentati në Bagdad, nga i cili mbetën të vrarë 4 dhe u lënduan 7 persona. Zyrtarët irakianë thonë se konvoji i Malik Dohan al-Hassanit u qëllua nga një atentator vetvrasës afër shtëpisë së tij. Një ushtar i forcave amerikane që ishte në vendngjarje tha se shpërthimi ka shkaktuar shumë dëme:
"Ne ishim në mbi sektorin tonë , dëgjuam shpërthimin dhe pamë tym. Kur erdhëm pamë veturat në flakë".
Një autobombë tjetër ka shpërthyer afër shtabit të Gardës Kombëtare të Irakut në Bagdad, duke vrarë 2 dhe lënduar 25 pjesëtarë të Gardës.
XS
SM
MD
LG