Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka kryer disa sulme ajrore në Fallujah të Irakut.
Zyrtarët lokalë deklaruan se të paktën 11 veta kanë vdekur, ndërsa 7 janë plagosur gjatë sulmit. Ndërkohë, bëhet e ditur se forcat amerikane në Irak kanë arrestuar një komandant të lart të ish gardës kombëtare të Sadam Hyseinit. Gjeneral majori Sufian Hasan është zënë afër Tikritit dhe dyshohet se ka planifikuar dhe financuar sulme kundër forcave të koalicionit. Në zhvillime të tjera, qeveria e Filipineve tha se të gjithë ushtarët dhe policët e mbetur në Irak do të braktisin këtë vend në fillim të javës së ardhshme. Filipinet filluan tërheqjen e kontingjentit 51 anëtarësh të premten pas kërcënimit të militantëve se do ta vrasin një peng filipinas. Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë kritikuar vendimin e Manilës.
XS
SM
MD
LG