Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SEUL


Diplomati i lartë amerikan, John Bolton arriti sot në Korenë Jugore, që me zyrtarë të lartë të këtij vendi të diskutoj çështjen e programeve bërthamore të Koresë Veriore. Me të arritur në Seul, zoti Bolton tha:
- Presidenti Bush është i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes paqësore dhe diplomatike për kërkimet e Koresë Veriore për armatim të shkatërrimit në masë. Ne po vazhdojmë ta arrijmë këtë. Do të dalim me disa propozime tejet të rëndësishme. Ende po presim për reagim nga verikoreanët.

Në bisedimet e fundit gjashtëpalëshe, në Pekin, para një muaji, Shtetet e Bashkuara i ofruan Koresë Veriore ndihmë dhe garantimin e sigurisë në shkëmbim për tërheqjen e Phenianit nga programi i armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG