Ndërlidhjet

UASHINGTON / BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar presidentit të ri serb, Boris Tadic, mundësinë që në shkëmbim të arrestimit të Ratko Mlladicit, të shihet mundësia e gjykimit në Serbi të akuzuarve të tjerë nga Haga, përfshi dhe katër gjeneralët.
Mlladic është i akuzuar nga Gjykata e Hagës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan i ngarkuar me cështjet e krimeve të luftës, Pierre-Richard Prosper.
Megjithatë kryeprokurorja e Gjyaktës së Hagës, Carla del Ponte, ka vazhduar akuzat ndaj Beogradit se ka dështuar të bashkëpunojë.
Ndërkaq mediat serbe kanë bërë të ditur se ministri i ngarkuar për bashkëpunim me Hagën, Rasim Lajic, është kërcënuar për të përfunduar si Zoran Xhinxhiq.
XS
SM
MD
LG