Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë hetimet lidhur me rolin e Iranit në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Presidenti amerikan ka theksuar se drejtuesi aktual i CIA-s e ka informuar se Teherani nuk ka qenë përfshirë drejtpërsëdrejti në sulmet e 11 shtatorit.
"Natyrisht që ne duam t'i njohim të gjitha faktet. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të CIA-s ka thënë se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe sulmeve të 11 Shtatorit. Megjithatë ne do vazhdojmë të hetojmë nëse iranianët kanë qenë të përfshirë. Prej kohësh kam shprehur shqetësimet e mia për Iranin, i cili në fund të fundit mbetet një shoqëri totalitare", tha Bush, i cili më tej ka shtuar se Teherani po bëhet strehë për mbështetësit e Al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG