Ndërlidhjet

BAGDAD


Televizioni Al Arabia ka emetuar një videokasetë në të cilën militanët thanë se kanë marrë peng tre indianë, dy kenianë dhe një egjiptas dhe se do t'i vrasin nëse kompania e Kuvajtit në të cilën ata punojnë nuk tërhiqet nga vendi.
Ndërkohë, nga shpërthimi i një autobombe në rrethinë të Bagdadit janë mbytur tre persona.
Ndërkaq, liderët e Bullgarisë dhe të Polonisë hodhën poshtë një kërcënim të Al- Qaidës se këto dy shtete do të sulmohen nëse nuk tërhiqen nga Iraku. Kërcënimet janë bërë në një faqe interneti, nga një grup, që pretendon se është krahu evropian i Al Qaidës.
XS
SM
MD
LG