Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i ka bërë thirrje Izraelit që të respektojë vendimin e gjykatës botërore për të ndërprerë punimet në murin ndarës në Bregun Perëndimor.
"Ata duhet t'i kushtojnë vëmendje vendimit të gjykatës. Madje edhe pse nuk është obliguese, ata kanë obligim moral", tha Annan.
Ai e bëri këtë deklaratë një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme ka miratuar një rezolutë përmes së cilës i kërkohet Izraelit të heq barrierat.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se votimi i
rezolutës nuk është mënyra më e duhur që të kërkohet paqja në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetveten.
Izraeli është zotuar se do të vazhdojë ndërtimin e barrierave.
XS
SM
MD
LG