Alex GRIGOREV, analist i Projektit për Marrëdhënje Etnike/SHBA
RADIO EVROPA E LIRË
E dimë se shefi i ri i administratës ndërkombëtare në Kosovë do të jetë Soren Jesen Petersen, aktualisht përfaqësues i Bashkimit Evropian në Maqedoni. Në të kaluarën ju keni qenë në Maqedoni si i dërguar i Projektit për Marrëdhënie Etnike. A e njihni atë dhe nëse po çka mendoni lidhur me aftësinë e tij për t'u marrë me situatën në Kosovë?
ALEX GRIGOREV
Zoti Petersen ishte pjesëmarrës në takimin tonë të fundit në fillim të qershorit. Ndërsa personalisht ambasadorin e kam takuar vetëm një herë dhe u impresionova nga të kuptuarit që kishte për situatën në Maqedoni dhe Kosovë. Qëndrimi i tij mjaft i shkurtër në Shkup, dëshmoi faktin që është një negociues i shkathtë dhe një person që është i aftë të ofrojë zgjidhje funksionale dhe kompromise për palët në konflikt. Për shembull, ai pati një influencë shumë produktive në diskutimet për decentralizimin në Maqedoni dhe ju e dini sa të vështira ishin ato. Megjithatë, pozita e përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë është një pozitë me shumë kufizime, që rrjedh nga rezoluta 12-44. Pra ajo për çka do të ketë nevojë zoti Petersen është një mbështetje e plotë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ajo që do ketë nevojë, gjithashtu, është një qëndrim koherent dhe unik i vendeve të Grupit të Kontaktit dhe të Këshillit të Sigurimit. Pa këtë do të jetë mjaft e vështirë të zbatohet çfarëdo politike në Kosovë. Është edhe një çështje tjetër e rëndësishme që duhet të merret parasysh nga shefi i ri i UNMIK-ut…E kjo është pakënaqësia në rritje ndaj UNMIK-ut në rradhët e kosovarëve dhe pavarësisht nëse na pëlqen ose jo, diçka duhet të bëhet lidhur me këtë çështje. Mendoj që një reformë e UNMIK-ut dhe e aparatit të tij do të ishte gjëja më e mirë. Nuk e di sa gjatë zoti Petersen do të jetë në këtë post, por me siguri nën kujdesin e tij UNMIK-u do të duhet të trajtojë dhe të manaxhojë rrugën drejt statusit përfundimtar të Kosovës. Pra ai po vjen në Kosovë në një moment shumë të ndjeshëm.
RADIO EVROPA E LIRË
Para një jave, përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve në Zyrën Amerikane në Prishtinë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila u mirëprit nga analistët, megjithë faktin se, një lider serb e tërhoqi nënshkrimin e tij. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?
ALEX GRIGOREV
Mendoj që ky është një hap mjaft i rëndësishëm përpara. Siç e dini takimi për të cilin po flisni ishte vazhdimi i një takimi rajonal të organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Etnike më 23 qershor, në të njëjtën Zyrë Amerikane në Prishtinë, ku ishin po të njëjtët pjesëmarrës si në takimin që përmendët, me përjashtim të zotit Daci, i cili në atë kohë ndodhej në Shtetet e Bashkuara. Në këtë takim, më 23 qershor, për herë të parë zyrtarët më të lartë të Kosovës u ulën në një tryezë pas ngjarjeve të 17 Marsit. Kam qenë në këtë takim dhe më duhet t'ju them që ishte mjaft delikat. Zgjati rreth 3 orë dhe në fund nga pjesëmarrësit, mes të cilëve ishte presidenti Rugova, kryeministri, kryetarët e partive më të mëdha dhe përfaqësuesit e serbëve, u deklarua se u shënua një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre. Pjesëmarrësit ranë dakort atëhere se ky ishte takimi i tyre i parë pozitiv që kishin pasur ndonjëherë. Për rrjedhojë të dy palët na kërkuan, ne dhe Zyrës Amerikane, që të vazhdonim me këtë dialog dhe jemi shumë të kënaqur që takimet po vazhdojnë. Gjithsesi ka dy sfida edhe pas takimit të fundit. E para është që të vazhdohet dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet që janë nëshkruar. Sfida e dytë është mbajtja e sigurisë në terren gjatë kohës që vazhdon dialogu. Këto janë dy sfida mjaft të rëndësishme dhe shpresoj që kosovarët dhe ndërkombëtarët do të jenë në gjendje t'i tejkalojnë ato.
RADIO EVROPA E LIRË
Kishte shumë diskutime për politikën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të quajtur "Standardet para statusit". Disa analistë ndërkombëtarë janë në favor të "standardeve me statusin". Sipas jush, cili është drejtimi që duhet ndjekur?
ALEX GRIGOREV
Në fakt mendoj që duhet të jetë një përzierje e të dyjave. Mendoj që disa prej standardeve janë thelbësor, për shembull, garancia e sigurisë për serbët dhe pakicat e tjera. Dhe më duket se pa e zgjidhur këtë çështje, një bisedë për statusin është mjaft e vështirë. Megjithatë standardet e tjera që janë më pak të rëndësishme mund të plotësohen njëkohësisht derisa ecet drejt bisedimeve për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Do të dëshiroja të diskutojmë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Aktualisht Amerika është shumë e angazhuar në Irak dhe në Afganistan. A mendoni se ka mundësi që Shtetet e Bashkuara të jenë më të angazhuara në procesin e ardhshëm politik në Kosovë?
ALEX GRIGOREV
Shtetet e Bashkuara janë mjaft të angazhuara në Irak dhe Afganistan. Sa i përket angazhimit ushtarak (në Ballkan) nuk besoj se do të përforcohet. Siç e dini që nga vitit 1999 prania ushtarake në ish-Jugosllavinë është ulur nga 70 mijë në 25 mijë trupa. Kjo sigurisht tregon se kërcënimet serioze për sigurinë janë ulur dhe e dimë që është arritur mjaft përparim. Gjithsesi nuk duhet të nënvlerësojmë situatën e sigurisë dhe mendoj që ajo që nevojitet sot në Kosovë është një forcë policore ndërkombëtare, mobile, me shumë eksperiencë dhe efektive. Sa i përket angazhimit politik, sigurisht këto takime në Zyrën amerikanë në Prishtinë dëshmojnë që Shtetet e Bashkuara ende e konsiderojnë çështjen e Kosovës të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të punojnë lidhur me të. Por nuk mendoj se duhet të presim të njëjtin nivel të vëmendjes ndaj Kosovës si ai që tregohet ndaj Irakut. Jam i sigurt që Kosova nuk do të jetë çështje që do të përfshihet në fushatën elektorale presidencile në Shtetet e Bashkuara, për ndryshim nga Iraku. Gjithashtu në Ballkan ekziston problemi i përgjithshëm i zhvillimit dhe ndihmesa që u jepet vendeve më të dobëta, jo vetëm Kosovës, për t'u zhvilluar, por edhe vendeve të tjera të rajonit, pra Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë e Malit të Zi…Ajo që na duhet, poashtu, është një rol shumë aktiv dhe një bashkëpunim i Bashkimit Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Përmendet fushatën presidenciale në Amerikë. Në këtë pikë, çka mendoni për ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale amerikane në Ballkan dhe, veçanërisht, në Kosovë?
ALEX GRIGOREV
Mendoj që nuk do të jetë i keq, pavarësisht nga epilogu. Njerëzit profesionistë që janë të ngarkuar të merren me çështjet e Ballkanit në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht nëse do të ketë ose jo ndryshime në administratën presidenciale. Këta specialistë do të vazhdojnë të merren me problemet në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan.
Intervistoi: Fatmir BUJUPI