Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë nga India, Kenia dhe Egjipti pohuan se janë duke u përpjekur që të lirojnë 7 shtetasit e tyre që janë rrëmbyer në Irak.
Pengjet janë kërcënuar me vdekje poqesë kompania e Kuvajtit, për të cilën ata punojnë nuk tërhiqet nga Iraku.
Kompania ka thënë se do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e tyre.
Ministri i jashëtm i Indisë Natëar Singh tha se janë duke punuar me autoritetet e Irakut dhe Kuvajtit për të liruar pengjet.
"Ne jemi në kontakt me autoritetet në Bagdad dhe Kuvajt dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar lirimin sa më të hershëm dhe kthimin e sigurt në shtëpi," tha Singh.
Ndërkohë, forcat irakiane thanë se kanë arrestuar 200 militantë të dyshuar gjatë bastisjeve të sotme në qendër të Bagdadit. Ndërkaq në Tikrit është gjetur koka dhe trupi i një njeriu, i identifikuar si perëndimor.
XS
SM
MD
LG