Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bernard Bott, ministër i Jashtëm i Holandës dhe kryesues i radhës i BE-së, deklaroi të enjten në Prishtinë se bisedat aktuale për statusin e Kosovës janë të padobishme dhe do të krijonin precedencë për rajonin. Kjo çështje, sipas tij, duhet të zgjidhet në kontekst të integrimit të Serbisë e Malit të Zi dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Bisedat aktuale vetëm për statusin janë të padobishme, sepse në fakt krijojnë presedencë për situatën në Ballkanin perëndimor. Duhet të punojmë në standarde dhe në implementimin e tyre, e pastaj në konktekst të integrimit të të dyjave në BE, Serbisë e Malit të Zi si dhe Kosovës, ne mund të zgjidhim në mënyrë më konkrete çështjen e statusit”, deklaroi shefi i diplomacisë holandeze Bott, pas një takimi me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Charles Brayshaë.
XS
SM
MD
LG