Siguria e kufijve të Shqipërisë ishte temë e një konference në Tiranë. Ministri i rendit, Igli Toska theksoi se siguria e kufijve është kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt zoti Toska është shprehur se në policinë kufitare do të shërbejnë oficerët me nivelin më të lartë profesional.