Ndërlidhjet

BONDSTEEL


Guvernatori i Minesotës Tim Pawlenty arriti në një vizitë treditëshe në Kosovë për të parë ushtarët e Gardës Kombëtare të shtetit të tij, të cilët shërbejnë si paqeruajtës në kuadër të KFOR-it amerikan.
Pawlenty gjatë një takimi në kampin Bondsteel, falenderoi ushtarët për punën e tyre në ruajtjen e paqes në Kosovë.
"Në kohën kur bota është fokusuar në Afganistan dhe Irak, është shumë me rëndësi që të mos harrojmë shërbimin dhe kontributin, që ushtarët tanë janë duke bërë në pjesët tjera të botës", ka thënë Pawlenty. Nuk duam që shërbimi i tyre të harrohet ose të mos vihet re, kur të vijë koha e vlerësimeve" ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG