Ndërlidhjet

MELBURN


Ministri i jashtëm i Australisë Alexander Downer tha se vendi i tij nuk do të dorëzohet para kërcënimeve të një grupi që thotë se është degë evropiane e Al Qaidës.
"Australia ka dërguar një mesazh në tërë botën, i cili është se ne nuk do të përulemi para kërcënimeve. Në fund të fundit, nëse ne lejojmë që kërcënime të tilla ta përcaktojnë politikën tonë të jashtme, atëherë vetëm sa do t'i forcojmë terroristët," ka thënë Downer.
Në një faqe interneti grupi islamik i panjohur deri tash Tauhid, ka kërcënuar Australinë dhe Italinë me sulme terroriste nëse nuk i tërheqin trupat nga Iraku.
XS
SM
MD
LG