Ndërlidhjet

BOSTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry ka thënë se do ti kundërshtoj të gjitha lëvizjet për shtyrjen e zgjedhjeve të 2 nëntorit në rast të ndonjë sulmi eventual terrorist që synon pengimin e procesit zgjedhor. Këto komente zoti Keri i bëri në një intervistë që e boton e përditshmja New York Times në numrin e sotëm. Ai tha se "ky do të ishte një sinjal tejet negativ për botën pasi do të sugjeronte se demokracia më e madhe në botë, do të mund të shkatërrohej nga një akt terrori". Në fillim të këtij muaji sekretari amerikan për sigurinë e brendshme, Tom Ridge pat tërhequr vërejtjen se al-Qaida po planifikonte "sulme në shkallë të gjërë në përpjekjet që kanë për qëllim shkatërrimin e procesit demokratik" në Amerikë.
XS
SM
MD
LG