Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak Lakhdar Brahimi, e ka quajtur pushtimin e Shteteve të Bashkuara në Irak të padobishëm, duke thënë se ka sjellë më shumë terrorizëm në vend dhe ka shkaktuar më shumë probleme sesa që i ka zgjedhur ato.
Ai i bëri këto komente në një të përditshme austriake.
Ai tha se beson se Iraku mund të bëhet një vend normal, por qeveria e përkohshme përballet me sfidën, që të dëshmojë se nuk është kukull e amerikanëve, që është një gjë e vështirë kur kihet parasysh prania e 150 mijë ushtarëve të huaj në vend.
XS
SM
MD
LG