Ndërlidhjet

BOSTON


Fillon në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Boston Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike amerikane, që do të zgjasë katër ditë dhe pritet të konfirmojë edhe zyrtarisht senatorin John Kerry si kandidat presidencial. Ish presidenti amerikan Bill Clinton do të jetë folësi kryesor. Figura të tjera të rëndësishme që do të flasin në Kuvendin katërditor janë ish presidenti Jimmy Carter, ish nënpresidenti Al Gore e senatorja Hillary Clinton.
Në takim marrin pjesë 5 mijë delegatë, 15 mijë të ftuar e mbi 15 mijë gazetarë. Shkalla e sigurisë është në nivelin maksimal në Boston dhe rrethina, me patrulla të shtuara nga ajri, toka dhe deti.
Kerry do mbërrijë në Kuvendin e demokratëve të mërkurën, derisa ka zhvilluar sot në Florida një takim zgjedhor.
"Dëshiroj ta kthej Amerikën në vendin ku ka qenë, të jemi të respektuar në botë, të kemi ndikimin që kemi pasur më parë, dhe bota të qëndrojë së bashku me ne ashtu sic ndodhi menjëherë pas 11 shtatorit", tha Kerry para mbështetësve të vet.
XS
SM
MD
LG