Ndërlidhjet

NORFOLK/BOSTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry kërkoi sot që komisioni për 11 shtatorin të vazhdoj punën e tij edhe për 18 muajt e ardhshëm, për tu siguruar se reformat që ka rekomanduar po zbatohen. Këto komente zoti keri i bëri në Norfolkt të Virxhinia, në kuadër të fushatës së tij zgjedhore. Mëtutje John Kerry, para përkrahësve të tij, tha:
-Ajo që ju solli juve këtu është shpresa jonë e përbashkët si amerikanë, se e dimë se ne mund të punojmë më mire. Ne mund të bëjmë më tepër për Amerikën. Ne meritojmë ti kthejmë vlerat e jo vetëm të flasim për to.

Ndërkaq, në Boston po vazhdon konventa kombëtare e demokratëve. Pritet që nesër në Boston të arijë edhe John Kerry.
XS
SM
MD
LG