Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Francës katër prej shtatë shtetasve francezë që, për më tepër se dy vjet, janë mbajtur në burgun ushtarak amerikan në Guantanamo Bay në Kubë, ka kumtuar sot ministria e jashtme e Francës. Në këtë kumtesë është thënë se këta persona ishin zënë nga forcat amerikane në Afganistan dhe konsideroheshin të dyshuar për lidhje me regjimin e përmbysur të talibanëve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.