Ndërlidhjet

BAKUBA


Ministria e Shëndetësisë e Irakut tha se të paktën 68 persona kanë vdekur dhe rreth 56 janë plagosur në një shpërthim masiv të një automobili bombë në qytetin e Bakubasë.
Policia e Irakut tha se sulmuesi vetvrasës ka kryer shpërthimin jashtë një stacioni të policisë, në një rrugë të mbushur plot me njerëz . Shpërthimi, që shkatërroi 6 ndërtesa konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në këtë qytet.
Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane tha se 35 kryengritës kanë vdekur dhe 40 janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët të forcave ndërkombëtare dhe atyre irakiane në qytetin e Suwariyah-ut në Irak. Janë vrarë edhe 7 ushtarë irakianë.
XS
SM
MD
LG