Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nga 10.5 milionë euro të dedikuara për kthimin nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës i vitit 2004, 60 për qind tashmë është shpenzuar ose është ndarë për programet e kthimit, thuhet në një komunikatë të UNMIK-ut. Shuma prej 6.5 milionë eurosh është shpërndarë në projektet e reja për kthimin si dhe vazhdimin e projekteve të nisura vitin e kaluar në Gjilan, Prizren dhe Dragash. Këto fonde, thuhet në komunikatë janë shpenzuar në mënyrë shumë transparente. Pjesa tjetër prej 4 milionë eruosh do të përdoret në muajt e ardhshëm, ndërkaq rindërtimi i shtëpive të shkatërruara gjatë trazirave të marsit eshte bere me mjete të veçanta.
XS
SM
MD
LG