Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Adam Erelli duke folur në një konferencë për shtyp rreth sulmit të djeshëm ndaj ambasadës amerikane dhe asaj izraelite në Tashkent të Uzbekistanit, tha se "gjatë këtyre sulmeve tre persona kanë humbur jetën ndërkaq nëntë të tjerë janë plagosur. "Bombat vetvrasëse kanë shpërthyer jashtë ambasadës amerikane dhe asaj izraelite ku përveç viktimave kanë shkaktuar edhe dëme materiale. Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje dhe njëherit e dënojnë këtë akt terrorist", ka thënë Erelli.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.