Forcat e koalicionit në Irak kanë arrestuar sot ndihmësin e udhëheqësit radikal të muslimanëve shiit-Moktada Al-Sadr. Sipas zëdhënësit të Al-Sadrit, Mithal Al-Hasnavi është arrestuar sot në mëngjes në qytetin jugor të Irakut Qerbela së bashku me vëllaun e tij. Thuhet se Hasnavi ka menaxhuar punët në zyrën e Al-Sadrit në Qerbela, dhe konsiderohet si një nga miqtë e tij më të afërt.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.