Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK


Në raportin e tij për Kosovën, diplomati norvegjez, Kai Aide i ka rekomanduar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, kalim më të shpejtë të kompetencave në administratën vendore, bënë të ditur agjencia Reuters. Në këtë raport, mëtutje, është rekomanduar rishqyrtimi i politikës sipas së cilës Kosova duhet ta plotësojë listën e gjatë të standardeve, para se bashkësia ndërkombëtare ta shqyrtoj çështjen e statusit final të Kosovës. Politika e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, "standardet para statusit", do të duhej të ndryshohej. Fillimisht duhet të identifikohen standardet më të rëndësishme, e pastaj të mundësohet përmbushja sa më e shpejt e tyre. Diplomatët kanë thënë se ata tash presin që një kornizë kohore për marrjen e vendimit për statusin final të Kosovës do të përcaktohet në vitin 2005, njofton agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG