Ndërlidhjet

SARAJEVË


Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell, ka thënë sot se "Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që t'i ndihmojnë Bosnjës për t'u integruar në institucionet evropiane, mirëpo, Bosnja fillimisht duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër të akuzuarve që kërkohen nga Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës, e që gjenden brenda Bosnjes. Gjatë vizitës një ditore në Sarajevë, Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, tha mes tjerash se ai pret që Bosnja mund të përfshihet në NATO dhe Bashkimin Evropian, por ky qëllim kërkon përkushtim ndaj reformave. Po sot, forcat paqeruajtëse të NATO-s, kanë arrestuar Mile Pejcic, ish komandant i policisë në qytetin e Bijeljinës, si dhe ish truprojë e Radovan Karaxhiqit gjatë luftës. Pejcic është arrestuar për aktivitete kundër Marrëveshjes së Dejtonit.
XS
SM
MD
LG