Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Predrag Markoviq, ka marrë vendim që zgjedhjet lokale në Serbi të mbahen më 19 shtator të këtij viti. Këto zgjedhje do të jenë një provë për qeverinë e re të kryeministrit Vojisllav Koshtunica. Mbështetja për qeverinë e Koshtunicës ka pësuar rënie që nga koha e ardhjes në pushtet, dhjetorin e kaluar, derisa vetë qeveria ka nevojë për votat në Parlament të socialistëve të Millosheviqit. Zgjedhjet e fundit lokale në Serbi janë mbajtur në dhjetor të vitit 2000 kur Millosheviq ishte në pushtet.
XS
SM
MD
LG