Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Kreu i partisë radikale serbe të Vojisllav Sheshelit, Aleksander Vuciq, ka kërkuar nga të akuzuarit e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavi, të mos dorëzohen, pasi ata do të përballeshin "me një trajtim çnjerëzor dhe të pandershëm" nga Gjykata e Hagës. Komentet e Vuciqit, erdhën një ditë pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit Kolin Pauell në Sarajevë, se ai nuk do të ishte i kënaqur derisa Radovan Karaxhiq dhe të akuzuarit e tjerë, të dalin para drejtësisë në Hagë. Kreu i partisë radikale serbe Vojisllav Sheshel së bashku me dikatorin serb Sllobodan Millosheviq gjenden në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe gjenocid.
XS
SM
MD
LG