Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Ambasada e Turqisë në Irak ka konfirmuar se një shtetas i tyre i rrëmbyer është vrarë nga militantët.
Ndërkohë, Papa Gjon Pali i Dytë, ka dënuar sulmet e djeshme mbi kishat në Irak, ku mbetën të vrarë 10 persona.
Sulmi është dënuar nga përfaqësuesit fetarë të Irakut.
"Ishtë një krim i shëmtuar dhe ata që e bënë janë edhe më të shëmtuar," ka thënë prifti i njërës kishë të sulmuar Faris Toma Moushi.
Ndërkaq, imami sunit Sheik Abdula Ghafur al Samara tha:
"Ata njerëz nuk duan ta clirojnë vendin por duan ta shkatërrojnë atë duke ndarë shoqërinë. Ata po veprojnë në kundërshtim me islamin", tha al Samara. Qeveria irakiane ka fajësuar aleatin e Al Qaidës Abu Musab al-Zarqaëin për serinë e sulmeve.
XS
SM
MD
LG