Ndërlidhjet

BAGDAD


Një irakien, oficer policie, është vrarë sot në Bagdad, pasi që vetura e tij kishte hasur në një minë.
Po sot, një marinc amerikan është vrarë në provincën e trazuar Al-Anbar në perëndim të Irakut, ku gjenden qytetet Fallujah dhe Ramadi.
Në qytetin Najaf, forcat amerikane dhe irakiene të hënën u përleshën me milicitë besnike të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Përkundër valës së fundit të dhunës, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sërish e mbrojti invazionin në Irak. "Nisur nga ajo që dij sot, sërish do të shkonim në Irak. Saddam Husseini kishte aftësi për zhvillimin e armëve dhe kishte lidhje terroriste. Vendimi që e mora ishte i drejtë. Bota është më e mirë pa Saddamin", tha presidenti amerikan Bush. Në Ankara, Asociacioni i Transportuesve i Turqisë tha se e ka ndërprerë furnizimin e forcave amerikane në Irak për shkaqe të sigurisë. Ndërkohë, liderët myslimanë dhe të krishterë i kanë dënuar shpërthimet e fundit në 5 kishat në Irak, që lanë të paktën 10 të vrarë.
XS
SM
MD
LG