Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KOMBET E BASHKUARA


Kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shprehur sërish shqetësimin për përparimin e kufizuar të bërë në reformat në Kosovë dhe ka kërkuar nga udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës të përmirësojnë kushtet për pakicat.
Annan, në raportin e vet, thotë se ende kanë mbetur dëmet psikologjike dhe fizike të dhunës së marsit dhe ka përsëritur kërkesën për të dënuar përgjegjësit e dhunës.
Zëdhënësi i Annanit, Fred Eckhard, tha për "Evropën e Lirë", se raporti përsërit shqetësimin lidhur me disa hapa të fundit të Parlamentit të Kosovës, të cilat kalojnë kompetencat.
"Përpjekjet e Parlamentit të Kosovës që të bëjë ndryshime në Kornizën kushtetuese i kalojnë kompetencat dhe pasqyrojnë një mungesë shqetësuese vullneti që të mos përqëndrohen në përparësitë e ngutshme të Kosovës", tha Ekhard, për "Evropën e Lirë".
Këshilli i Sigurimit do diskutojë për Kosovën të enjten.
XS
SM
MD
LG