Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet e fundit të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë për hapjen e një termocentrali të ri të linjitit për prodhimin e energjisë elektrike. Uashington Times shkruan se "Departamenti Amerikan I Shtetit në një komunikatë për opinion ka thënë se termocentrali I ri do të ofrojë përfitime të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin". Gazeta citon Departamentin e Shtetit të ketë vlerësuar se një projekt I këtillë duhet të jetë një hap drejt arritjes së ndërvarshmërisë ekonomike me pjesën tjetër të rajonit.
XS
SM
MD
LG