Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MEJN, SHTETET E BASHKUARA


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar sot se ngritja e shkallës së alarmit për mundësinë e sulmeve terroriste, është një "përkujtim i ashpër" se Shtetet e Bashkuara ende nuk janë të sigurta. Këto komente zoti Bush i bëri në fjalimin e tij javor në radio. Këtë javë niveli i alarmit ishte ngritur në Nju Jork, në Nju Xhersi dhe në Uashington, pasi informatat e tubuara nga personat e arrestuar aktualisht në Pakistan, përputheshin me raportet e tjera të shërbimeve të zbulimit për caqet e mundshme të terroristëve në këto tri shtete amerikane. Agjencitë e lajmeve raportojnë se presidenti amerikan ishte kritikuar këtë javë kur u bë e ditur se disa informacione të zbulimit, që ndikuan në ngritjen e shkallës së gatishmërisë, ishin të para tri viteve.
XS
SM
MD
LG