Ndërlidhjet

ATHINË


Anëtari bullgar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Ivan Sllavkov është suspenduar sot për shkak të dyshimeve për korrupsion. Për këtë arsye atij sot iu mor edhe akreditimi për Lojërat Olimpike në Athinë. Lidhur me këtë rast Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, deklaroi se "është tejet i dëshpëruar". Agjencia Reuters informon se në një film dokumentar të rrjetit BBC, bullgari Ivan Sllavkov dhe menagjeri sportiv nga Serbia, Goran Takaq, ishin paraqitur duke u marrë vesh se si të sigurohen votat për zgjedhjen e vendit mikpritës të Lojërave Olimpike në vitin 2012. Bisedën me ta e kishin zhvilluar gazetarët, të cilët në këtë dialog ishin futur me identitet të fshehur, duke u paraqitur si përfaqësues të biznesit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG