Ndërlidhjet

PEKIN


Qindra dashamirë kinezë të futbollit për disa orën janë konfrontuar sot me policinë speciale jashtë stadiumit të Pekinit, duke hedhur shishe, pas fitores së futbollistëve të Japonisë kundër Kinës me rezultat 3:1 dhe fitores në Kupën e Azisë. Ky takim ditëve të fundit ishte politizuar shumë. Në stadium masa kishtze djegur flamujt e Japonisë dhe kishte ftuar për bojkot të prodhimeve japoneze. Policia kishte arritur ta shpërndante turmën. Agjencitë e lajmeve informojnë se kinezët ende mbajnë mend invadimin e Japonisë dhe okupimin e pjesëve të vendit të tyre prej vitit 1931 e deri më 1945, kur ishin vrarë miliona njerëz, ndërsa ushtarët japonezë ishin konsideruar si djaj.
XS
SM
MD
LG