Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët thonë se të paktën 43 persona kanë vdekur gjatë luftimeve në mes të forcave amerikane dhe militantëve shiitë në 24 orët e fundit në qytetin e Naxhafit. Kryeministri irakian Iyad Allawi ka bërë një vizitë të paparalajmëruar sot në Naxhaf, duke kërkuar nga militanët ndërprerjen e përleshjeve.
"Fatkeqësisht, këtu ka njerëz që po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe që po e dëmtojnë këtë qytet. Shpresojmë që përleshjet të përfundojnë sa më shpejt, " ka thënë Allawi. Në zhvillime të tjera në Irak, raportohet se militanët kanë rrëmbyer një diplomat iranian.
Nga ana tjetër qeveria e përkohshme ka rivënë në fuqi denimin me vdekje për disa lloje të krimeve si vrasjet, rrëmbimet dhe trafikimi i drogës.
XS
SM
MD
LG