Ndërlidhjet

BAGDAD


Një gjykatës irakian ka thënë se ish anëtari i Këshillit Qeverisës të Irakut Ahmed Chalabi dhe nipi i tij do të arrestohen sapo të hyjnë në Irak.
Ahmed Chalabi akuzohet për falsifikim të dinarëve të vjetër irakianë dhe nipi i tij, Salem Chalabi, akuzohet për përfshirje në vrasjen e një zyrtari të Ministrisë së Financave në qershor të këtij viti.
Të dy kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Salem Chalabi i cili është në Britani ka thënë se ithtarët e Sadam Hyseinit do ta vrasin nëse ai dërgohet në burg.
Ndërkohë, nga shpërthimi i një autobombe në Bald Ruz kanë vdekur 6 persona dhe janë lënduar 16 të tjerë. Ndërkaq , katër persona të tjetër kanë vdekur pas sulmit me bombë mbi autobusin me të cilin po udhëtonin, afër Ramadisë.
XS
SM
MD
LG