Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarë të forcës shumëkombëshe ushtarake evropiane, e njohur si Eurocorps, kanë marrë sot komandën e Misionit të NATO-së në Afganistan.
Në ceremoninë në Kabul, komandanti francez i Eurocorpsit Jean Louis Py, mori zyrtarisht komandën nga gjenerali kanadez Rick Hiller:
"Mendoj se është një marrëveshje e shkëlqyeshme që Bashkimi Evropian të jetë i përfshirë brenda operacioneve të NATO-së. Kjo tregon, se NATO sinqerisht këkron një Bashkim Evropian të fortë brenda strukturës së saj, që të punojë së bashku dhe të jetë i integruar tërësisht", tha Py.
Eurocorps përbëhet nga forcat e 5 shteteve evropiane-Belgjikës, Gjermanisë, Francës, Luksemburgut dhe Spanjës.
XS
SM
MD
LG